Takimi i Katërmbëdhjetë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Tiranë, 27 - 28 shtator 2019


Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 27 - 28 shtator 2019 në Tiranë Takimin e tij të Katërmbëdhjetë.
Tema plenare e Takimit është:


SFIDAT PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM TË ARSIMIT TË LARTË DHE KËRKIMIT SHKENCOR NË HAPËSIRËN MBARËSHQIPTARE


Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore. Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).

Aktivitete të tjera do të jenë:


Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.


- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006.
- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.
- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.
- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009.
- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010.
- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011.
- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012.
- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013.
- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014.
- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015.
- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016.
- Takimi i Dymbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 01-03 Shtator 2017.
- Takimi i Trembëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Shtator 2018.