Takimi i Gjashtëmbëdhjetë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Shkup, 01 - 03 tetor 2021


Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 01 - 03 tetor 2021 në Shkup Takimin e tij të Gjashtëmbëdhjetë.
Tema plenare e Takimit është:


EPOKA E DIGJITALIZIMIT DHE EFEKTET E SAJ PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM


Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore. Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.


- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006.
- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.
- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.
- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009.
- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010.
- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011.
- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012.
- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013.
- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014.
- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015.
- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016.
- Takimi i Dymbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 01-03 Shtator 2017.
- Takimi i Trembëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Shtator 2018.
- Takimi i Katërmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 27-28 Shtator 2019.
- Takimi i Pesërmbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 20-22 Nëntor 2020.