English
(english)

Takimi i Dhjetë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Shkup, 28 - 30 gusht 2015

Impact Factor-i për Revisten Shkencore AKTET

Revista AKTET synon që të fitoj një Impact Factor për botimet e veta. Sidoqoftë, është një rrugëtim i gjatë deri atje, pasi që Impact Factor-i nuk merret si i tillë por, fitohet me punë të gjatë shkencore: në botimet e punimëve në revistë dhe referencimet nga/te revistat e tjera ndërkombëtare. Kontributi i autorëve në këtë pikë me punime kualitative është po aq i nevojshëm, sa edhe përpjekjet e redaksisë. Në fakt, janë punimet ato që i japin një Impact Factor revistes, kur këto punime referencohen në punime të tjera ndërkombëtare.

Kusht tjeter i domosdoshëm është natyrisht edhe shkrimi i punimëve në gjuhën angleze, që ato të mund të lexohen, kuptohen dhe referohen nga/në punimet e shkencëtarëve të tjerë në botë.

Në kuader të sistemit ALPA është duke u punuar që punimet e botuara në Revisten Shkencore AKTET, të përfshihen dhe indeksohen nga Google Scholar, një hap i rëndësishëm drejt marrjes së një Impact Factor-i si dhe për ndërkombëtarizimin e punimëve të autorë tanë.