Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 13 - 14 tetor 2023 në Prishtinë Takimin e tij të Tetëmbëdhjetë. Tema plenare e Takimit është:
INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË ARSIM DHE NË KËRKIMIN SHKENCOR
ARTIFICIAL INTELLIGENCE IN EDUCATION AND SCIENTIFIC RESEARCH
Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore.
Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006.
- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.
- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.
- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009.
- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010.
- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011.
- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012.
- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013.
- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014.
- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015.
- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016.
- Takimi i Dymbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 01-03 Shtator 2017.
- Takimi i Trembëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Shtator 2018.
- Takimi i Katërmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 27-28 Shtator 2019.
- Takimi i Pesëmbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 20-22 Nëntor 2020.
- Takimi i Gjashtëmbëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Tetor 2021.
- Takimi i Shtatëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 30 shtator - 02 tetor 2022.