ALB-SHKENCA:Takimi V Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, Shqipëri 2010
English
(english)

Takimi i Pestë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Tiranë, 02 - 05 shtator 2010

 

X. Konferenca "Integrimi i Diasporës në Hapësirën Shqiptare në Ballkan"


Përgjegjëse:
Lindita KOMANI (Austri)

Kontakti dhe dërgimi i punimeve: projekte10@alb-shkenca.org

Konferenca është parashikuar si një veprimtari konkrete për të gjeneruar projekt-ide/ projektpropozime për integrimin e diasporës shqiptare në fushat e ekonomisë, të kulturës e të shkencës në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Pjesëmarrja do të mundësohet me dërgim projekt-idesh/projekt-propozimesh, të cilat do të përzgjidhen e do të paraqiten në mënyrë të përmbledhur në tri seancat e Konferencës (Ekonomi, Kulturë, Shkencë). Seancat do të organizohen në formën e tryezave të rrumbullakëta me të ftuar të veçantë: përfaqësues të qeverisë së Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë dhe grupe pune të tyre; përfaqësues të institucioneve akademike e grupe pune të tyre, përfaqësues të firmave të biznesit e grupe pune të tyre.

Në ndryshim nga konferencat e tjera, përveç abstrakteve, deri në datën 30 qershor duhet dërguar një propozim i plotë në formë të shkruar si dokument në Word ose Pdf, shoqëruar me prezantim në Power Point. Formati për projekt-propozimin do të vihet në dispozicion nga organizatorët e konferencës.