Informata për autorët
- Të interesuarit të paraqiten me arritjet më të reja nga fushat e angazhimeve të tyre profesionale – shkencore.
 - Kumtesat duhet të jenë origjinale (të pakumtuara në ndonjë aktivitet tjetër), të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi (në ndonjë redaksi tjetër).
 - Një autor mund të paraqitet në Takim me më së shumti 2 (dy) punime, qoftë me dy punime në një konferencë të veçantë, qoftë me nga një punim në dy konferenca të ndryshme.
 - Kusht i domosdoshëm që një punim të konsiderohet për t'u përfshirë në botimin e "Përmbledhjeve" dhe/ose "Akteve të Alb-Shkencës" duhet që patjetër në Takim të paraqitet njëri prej autorëve të tij. Kjo vlen edhe për pajisjen e të interesuarve me certifikata pjesëmarrjeje nga ky Takim.
 - Përmbledhjes së kumtesës duhet t’i prijë shënimi se në cilën konferencë dëshironi të paraqiteni.
 - Me rëndësi: Të kontrolloni ju lutemi me kujdes konferencën ku dërgoni punimin, që ai të mos refuzohet për shkak se ju e keni dërguar punimin të konferenca e gabuar.
 - Përmbledhja e kumtesës duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe angleze, formatuar sipas modelit-tip të rregullave të IASH-së.
 - Autorët janë përgjegjës për redaktimin dhe lekturimin gjuhësor të tekstit të përmbledhjeve të tyre, qoftë në shqip, qoftë në anglisht. 
Përmbledhjet e paredaktuara e të palekturuara nuk pranohen! - Pjesëmarrësit marrin Certifikatën e pjesëmarrjes
 - Pjesëmarrësit botohen në Librin e Përmbledhjeve - Proceedings' Book
 - Punimet e plota pas recensimit shkencor nga dy recensentë, botohen në revistën shkencore të Institutit Alb-Shkenca AKTET, e cila ka numrin ISSN 2073-2244 dhe del që nga 2007
 - Nëse të interesuarit dëshirojnë të kontaktojnë me përgjegjësit për organizimin e konferencave, mund të shkruajnë në adresën: Organizatorët
 - Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit do të zhvillohen në gjuhën shqipe (ose angleze).
 - Përmbledhjet duhet të regjistrohen ON LINE nëpërmjet sistemit ALPA, në këtë adresë: Formulari online.
 
Përmbledhjet e punimeve për botim duhen të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
- Përmbledhja duhet të përmbajë 500 – 800 fjalë dhe 3 – 5 fjalë çelës.
 - Përmbledhja e punimit duhet të përmbajë: titullin, autorin kryesor, bashkautorët dhe adresat e tyre; dhe duhet të paraqesë qëllimin e punimit, metodën e përdorur, rezultatet e përftuara, si dhe përfundimet kryesore.
 - Përmbledhja e punimit duhet të formatohet sipas rregullave të botimeve të IASH-së, që mund të shihen në faqen e Takimit në http://iash-takimet.org
 
Impact Factor për revisten AKTET:
			Lexo më shumë këtu.
		
Dërgimi online i punimeve:
			Punimet i dërgoni online duke plotësuar formularin në këtë adresë: Formulari online.
		
Udhëzime për përgatitjen e përmbledhjeve (abstrakteve):
			Të interesuarit mund të lexojnë disa udhëzime për përgaditjen e abstraketeve : Udhëzime.
		
        
          
          
, Powered by