Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 26 – 27 Shtator 2025 në Tiranë Takimin e tij të Njëzetë. Tema plenare e Takimit është:
			
				KONTRIBUTI I DIASPORËS SHKENCORE PËR INTEGRIMIN NË HAPËSIRËN EUROPIANE TE KËRKIMIT SHKENCOR DHE ARSIMIT TË LARTE NË TROJET SHQIPTARE
				
				
				
						
		
			Takimi organizohet në bashkë-organizim me: 
			
- Akademinë e Shkencave të Shqiperisë dhe
 - në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës
 
		Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore.
		
		Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. 
		Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
	
		
		
		Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
		
			- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006. 
			- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.  
			- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.  
			- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009. 
			- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010. 
			- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011. 
			- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012. 
			- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013. 
			- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014. 
			- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015. 
			- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016. 
			- Takimi i Dymbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 01-03 Shtator 2017. 
			- Takimi i Trembëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Shtator 2018. 
			- Takimi i Katërmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 27-28 Shtator 2019. 
			- Takimi i Pesëmbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 20-22 Nëntor 2020. 
			- Takimi i Gjashtëmbëdhjetë u organizua në Shkup prej 01-03 Tetor 2021. 
			- Takimi i Shtatëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 30 shtator - 02 tetor 2022. 
			- Takimi i Tetëmbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 13 - 14 tetor 2023. 
			- Takimi i Nëntëmbëdhjetë  u organizua në Shkup prej 01 - 02 nëntor 2024. 
		
        
          
          
, Powered by