Takimi i Nëntëmbëdhjetë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Shkup, 01 - 02 nëntor 2024

Udhëzime për përgaditjen e abstrakteve

Rregulli i pare per shkrimin e abstrakteve eshte se ai duhet t'i tregoje lexuesit se per cfare ben fjale artikulli juaj dhe perse punimi juaj ia vlen te lexohet prej tyre. Edhe pse nuk eshte pjese e abstraktit, titulli i artikullit tuaj eshte me i rendesishmi. Titujt e shkurter dhe qe kapin vemendjen jane me efikaset. Megjithate eshte e rendesishme qe per nje artikull konference te sigurohet qe titulli pershkruan temen per te cilen po shkruani.

Lidhur me permbajtjen e abstraktit, ju duhet te beni nje thenie te qarte te temes se artikullit tuaj dhe te pyetjes fokus te kerkimit tuaj shkencor. Ju duhet te thoni shkurtimisht ne abstrakt se si u krye kerkimi juaj shkencor. Per shembull, a eshte ai empirik, apo teorik? A eshte sasior apo cilesor? Cfare vlere kane gjetjet e kerkimit tuaj shkencor dhe per cilet institucione apo grup njerezish do te jene te dobishme?

Pastaj abstrakti duhet te pershkruaje shkurtimisht punen qe do te diskutohet ne artikullin tuaj dhe gjithashtu duhet te jape nje permbledhje koncize te gjetjeve tuaja. Ne abstrakt nuk ka arsye te vendosen diagramat dhe referencat qe do te perdorni ne artikullin e plote.

Mbani parasysh se ky abstrakt eshte prezantim i punes suaj, ai do te perfshihet ne programin e konferences dhe ju prezanton juve te audienca juaj potenciale. Duhet qe me pak fjale t'u thoni te tjereve, perse te vijne t'ju degjojne ju ne referimin tuaj, apo perse te vijne te shohin posterin tuaj. Prandaj, perzgjedhja e numrit te kerkuar te fjaleve ka rendesi shume te madhe per ju!