Panelet ndërdisiplinore në kuadër të Takimit XIV të IASH-së:
Panelet:
- Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor në hapësirën mbarëshqiptare - Sfidë financimi apo kapacitetesh? Ku po shkon arsimi shqiptar?
- Historigrafia – Shkruajtja e historisë kombëtare si sfida e krijimit të vetvetes;
- Mjekësia – Mision dhe profesion. Sfida e migracionit;
- Drejtësia – Demokracia, të drejtat e njeriut dhe shteti i të drejtës. Refleksion mbi organizimet në diasporë dhe reformën e drejtësisë në Shqipëri;
- Gjuha shqipe – Shkencat humane dhe trashëgimia kulturore shqiptare në epokën e internetit;
- Ekonomia – Të jesh i varfër duke qenë i pasur - Dilemat e mendimit ekonomik shqiptar dhe mobilizimi i Diasporës për rritje të qëndrueshme.
DËRGIMI I PËRMBLEDHJEVE PËR PJESËMARRJE NË PANEL:
- Përmbledhja për pjesëmarrje/diskutim duhet të jetë në gjuhën shqipe dhe të përmbajnë 200 deri 500 fjalë;
- Diskutimet t’i përmbahen temës së panelit përkatës. Autori/ët në aplikimin e tyre shënojnë adresën elektronike dhe të institucionit.
- Përmbledhja për diskutim duhet të formatohet sipas rregullave të botimeve të IASH-së, që mund t’i shihni në faqen e Takimit në www: http://iash-takimet.org
- Përmbledhjet për pjesmarrje në panel duhet të dërgohen në këtë adresë elektronike:
takimi2019@alb-shkenca.org
Regjistrimi për pjesmarrje në panele:
Është hapur regjistrimi për pjesmarrje në panelet e diskutimit, që organizohen në kuadër të Takimit IV shkencor të Institutit Alb-Shkenca në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për zhvillimin e Diasporës:Formulari per regjistrim