Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 01 - 03 shtator 2018 në Shkup Takimin e tij të Trembëdhjetë. Tema plenare e Takimit është:
BOTA SHQIPTARE NË PËRKUJTIM TË 550-VJETORIT TË VDEKJES SË GJERGJ KASTRIOTIT - SKËNDERBEUT
Takimi organizohet në bashkëpunim me:
- UNIVERSITETIN E EVROPËS JUGLINDORE (SHKUP)
- UNIVERSITETIN E TETOVËS (TETOVË)
- UNIVERSITETIN "NËNË TEREZA" (SHKUP)
- KOMUNËN ÇAIR TË SHKUPIT
Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore.
Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
Aktivitete të tjera do të jenë:
- Mbledhje të Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca.
- Mbledhje e Bordit Drejtues dhe
- Mbledhje e Përgjithshme e Institutit.
- Pritet të organizohen edhe aktivitete shoqërore.
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006.
- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.
- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.
- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009.
- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010.
- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011.
- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012.
- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013.
- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014.
- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015.
- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016.
- Takimi i Dymëmbëdhjetë u organizua në Prishtinë prej 01-03 Shtator 2017.