Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 01 - 03 shtator 2017 në Prishtinë Takimin e tij të Dymbëdhjetë.
			
	
	
		
		
			Takimi organizohet në bashkëpunim me: 
			
- FAKULTETIN EKONOMIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS "HASAN PRISHTINA"
 - MINISTRINË E ARSIMIT, TË SHKENCËS DHE TË TEKNOLOGJISË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
 
		Takimi do të përmbajë disa konferenca shkencore. 
		Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. 
		Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
	
		
 
		Aktivitete të tjera do të jenë:  
		
- Mbledhje të Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca.
 - Mbledhje e Bordit Drejtues dhe
 - Mbledhje e Përgjithshme e Institutit.
 - Pritet të organizohen edhe aktivitete shoqërore.
 
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
			- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006. 
			- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.  
			- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.  
			- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009. 
			- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010. 
			- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011. 
			- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012. 
			- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013. 
			- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014. 
			- Takimi i Dhjetë u organizua në Shkup prej 28-30 Gusht 2015. 
			- Takimi i Njëmbëdhjetë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2016. 
		
        
          
          
, Powered by