Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 28 - 30 gusht 2015 në Shkup Takimin e tij të Dhjetë. Tema bosht e Takimit është:
BASHKËPUNIMI SHKENCOR MBARËKOMBËTAR NË FUNKSION TË PËRPARIMIT E TË MIRËKUPTIMIT NDËRKOMBËTAR
Takimi organizohet në bashkëpunim me:
- Universitetin e Europës Juglindore
- Universitetin Shtetëror të Tetovës
- Institutin e Trashëgimisë Kulturore Shqiptare
Dhe me përkrahje të:
- Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës të Republikës së Maqedonisë
- Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë
- Komunës Çair të Shkupit
Takimi do të përmbajë 11 (njëmbëdhjetë) konferenca shkencore.
Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.
Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
Aktivitete të tjera do të jenë:
- Mbledhje të Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca.
- Mbledhje e Bordit Drejtues dhe
- Mbledhje e Përgjithshme e Institutit.
- Pritet të organizohen edhe aktivitete shoqërore.
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006.
- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.
- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.
- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009.
- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010.
- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011.
- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012.
- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013.
- Takimi i Nëntë u organizua në Prishtinë prej 29-31 Gusht 2014.