Instituti i studiuesve shqiptarë Alb-Shkenca, organizon prej 29 - 31 gusht 2014 në Prishtinë Takimin e tij të Nëntë. Tema bosht e Takimit është:
			
				SHKENCA, FAKTOR I RËNDËSISHËM I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM SHOQËRORO-EKONOMIK 
				SCIENCE, AN IMPORTANT FACTOR FOR SOCIO-ECONOMIC SUSTAINABLE DEVELOPMENT
						
		
			Takimi organizohet në bashkëpunim me: 
			
- Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Kosovë
- Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina", Prishtinë
- Universitetin Publik "Isa Boletini", Mitrovicë
		Takimi do të përmbajë 11 (njëmbëdhjetë) konferenca shkencore. 
		Konferencat do të organizohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra. 
		Në kuadër të secilës konferencë do të organizohen disa simpoziume (seanca të veçanta).
		
 
		Aktivitete të tjera do të jenë:  
		
- Mbledhje të Administratës Qendrore të Institutit Alb-Shkenca.
- Mbledhje e Bordit Drejtues dhe
- Mbledhje e Përgjithshme e Institutit.
- Pritet të organizohen edhe aktivitete shoqërore.
Kumtesat dhe i gjithë komunikimi gjatë Takimit Ndërkombëtar do të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe angleze.
			- Takimi i Parë i Alb-Shkencës u organizua në Tiranë më 18 Gusht 2006. 
			- Takimi i Dytë u organizua në Prishtinë prej 15-16 Gusht 2007.  
			- Takimi i Tretë u organizua në Tiranë prej 01-03 Shtator 2008.  
			- Takimi i Katërt u organizua në Tetovë prej 30 Gusht - 02 Shtator 2009. 
			- Takimi i Pestë u organizua në Tiranë prej 02-05 Shtator 2010. 
			- Takimi i Gjashtë u organizua në Prishtinë prej 01-04 Shtator 2011. 
			- Takimi i Shtatë u organizua në Shkup prej 29-31 Gusht 2012. 
			- Takimi i Tetë u organizua në Tiranë prej 29-31 Gusht 2013. 
		
 
        
           
          
 , Powered by
, Powered by