English
(english)

Takimi i Shtatë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Shkup, 29 - 31 gusht 2012

Banimi në Shkup

Instituti Alb-Shkenca, si çdo vjet, edhe këtë vit është përpjekur, që gjatë kohës së Takimit, për pjesëmarrësit të siguroj banimin me kushte të volitshme.

Ne kemi kënaqësinë t'u njoftojmë, që me ndihmën e Komunës Çair të Shkupit, kemi siguruar fjeten dhe 3 vakte falas për pjesmarrësit e Takimit 2012.

Banimi do të jetë te konvikti 'Pellagonia' në Shkup. Nga konvikti deri te lokalet e UEJL-it ka 20-25 minuta, ndërkaq deri te lokalet e USHT-së 25-30 minuta në këmbë.
Transportin e pjesëmarrësve nga konvikti do ta bëjmë me autobusë: në mëngjes, në dreke dhe për t'u kthyer në darkë. Për ata që nuk ju pëlqen asnjëra prej dy variantave mund të marrin taksi që presin para konviktit ose autobusin urban nr. 41.

Dhomat janë tre- dhe katërkrevatshe të mobiluara dhe me banjo brenda. Strehimi nis prej ditës së martë (28 gusht). Qëndrimi varet nga dëshira e pjesemarrësve. Përveç fjetjes, në restoranin e konviktit shërbehet ushqimi për të tri vaktet. Konvikti ka dhe një restoran shtesë, i cili mund të shërbejë për ata që nuk e pëlqejnë menynë e konviktit dhe që duan të bëjnë shërbime në llogari përsonale.

Ju lutem që të kontaktoni përgjegjësit e konferencave tuaja si dhe organizatorët lokal në Shkup, për procedurat e rezervimit të vendit në konvikte.