Informata për autorët
- Të interesuarit të paraqiten me arritjet më të reja nga fushat e angazhimeve të tyre profesionale – shkencore.
- Kumtesat / Ligjëratat duhet të jenë origjinale, të pabotuara dhe të cilat nuk janë në proces vlerësimi ose botimi.
- Një autor në një konferencë mund të paraqitet me më së shumti 2 (dy) punime: 1 si autor i parë dhe 1 si autor jo i parë (i dytë etj.). Ai mund të ketë edhe 1 (një) punim si autor i parë ose si autor jo i parë (i dytë etj.), në një konferencë tjetër të takimit, pra gjithsej 3 (tri) punime në nivel Takimi.
- Kusht i domosdoshëm që një punim të konsiderohet për tu përfshirë në botimin e "Përmbledhjeve" dhe/ose "Akteve të Alb-Shkencës" duhet që patjetër në Takimin e Prishtinës të paraqitet njeri prej autorëve të tij. Kjo vlen edhe për paisjen e të interesuarve me çertifikata pjesëmarrjeje nga ky takim.
- Përmbledhjes së kontributit duhet t’i prijë shënimi se në cilën Konferencë dëshironi ta paraqitni.
- Varianti për botim i kontributeve duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze, i formatuar sipas rregullave të IASH-së, që do të dërgohen më vonë.
- Autorët janë përgjegjës për redaktimin gjuhësor të tekstit të përmbledhjeve të tyre, qoftë në shqip, qoftë në anglisht.
- Nëse të interesuarit dëshirojnë të kontaktojnë me përgjegjësit për organizimin e konferencave, këtë mund ta bëjnë në adresën: http://iash-takimet.org. Kjo është adresa e personit kontaktues te KO me autorët.
Impact Factor për revisten AKTET:
Lexo më shumë këtu.
Formati i punimëve:
Punimet e dërguara duhet të jenë të formatuara sipas shabllonit të përgaditur enkas për këtë Takim: Formulari 1.
Dërgimi online i punimëve:
Punimet i dërgoni online duke plotësuar formularin në këtë adresë: Formulari online.
Udhëzime për përgaditjen e abstrakteve:
Të interesuarit mund të lexojnë disa udhëzime për përgaditjen e abstraketeve : Udhëzime.