ALB-SHKENCA:Takimi V Vjetor Ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, Shqipëri 2010
English
(english)

Takimi i Pestë vjetor ndërkombëtar i Institutit Alb-Shkenca
Tiranë, 02 - 05 shtator 2010

 

Udhëtimi për në Shqipëri

Vizat hyrëse për Shqipëri:
Të gjithë shtetasit e huaj që zotërojnë një vizë Shengen te vlefshme me shumë hyrje të llojit "C" ose "D" ose nje leje qëndrimi në një nga vendet Shengen, mund të hyjnë, qëndrojnë dhe kalojnë tranzit në Shqipëri pa vizë, brenda afatit të vlefshmërisë së vizës ose lejes së qëndrimit. Gjithashtu pa vizë mund të hyjnë edhe shtetas nga vende të tjera të botës. Listën e plotë e gjeni në faqen e Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë (http://www.mfa.gov.al)

Udhëtimi me aeroplan:
Shqipëria ka një aeroport ndërkombëtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës "Nënë Tereza", ku çdo ditë mbërrijnë aeroplanë nga qytetet kryesore europiane.

Udhëtimi me tren:
Nuk ka linja ndërkombëtare për udhëtim të udhëtarëve me tren për në Shqipëri.

Udhëtimi me veturë:
Me veturë mund të udhëtoni nga: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia.

Udhëtimi me autobuz:
Me autobuz mund të udhëtoni nga Kosova, Maqedonia, Greqia.

Udhëtimi me anije:
Nga deti në Shqipëri mund të hyni përmes udhëtimeve me traget drejt portit të Durrësit dhe të Vlorës.

Për informata të tjera, ju mund t'i drejtoheni edhe zyrës lokale të Institutit Alb-Shkenca në Tiranë (shih: Organizatorët e Takimit ).