Informata për autorët
- Pjesëmarrësit ftohen të paraqesin arritjet më të reja të veprimtarisë së tyre kërkimore-shkencore.
- Kumtesat / ligjëratat duhet të jenë origjinale, të pabotuara dhe jo në proces vlerësimi ose botimi.
- Nga secili autor do të pranohen jo më shumë se dy kumtesa për një konferencë dhe tri për të gjithë Takimin.
- Kusht i domosdoshëm për botimin e punimit në revistën shkencore "Aktet e Takimeve Ndërkombëtare Vjetore të Institutit Alb-Shkenca" është pjesëmarrja në konferencë e autorit të parë të punimit.
- Deri më 15 maj 2010, në adresën e seksionit përkatës, duhet të dërgohet titulli i kumtesës me përmbledhjen, e cila të ketë të paktën 150 fjalë dhe jo më shumë se 250 fjalë, sipas modelit që jepet më poshtë (Formulari 1).
- Nuk do të pranohen, për asnjë arsye, kërkesa për shtyrjen e afatit të dorëzimit të përmbledhjes, sepse kjo do të vonojë procesin e botimit të tyre në një vëllim të veçantë, i cili do të shpërndahet në fillim të Takimit bashkë me AKTET e dy Takimeve të mëparshme.
- Përmbledhjes së kumtesës duhet t’i paraprijë shënimi se në cilin simpozium ajo kërkohet të paraqitet.
- Varianti për botim i kontributeve duhet të jetë në gjuhën shqipe ose angleze, i formatuar sipas rregullave të IASH-së, të cilat do të dërgohen më vonë.
- Është mirë që të interesuarit të kontaktojnë me përgjegjësit për organizimin e konferencave.
- Në fund të Takimit do të organizohet ceremonia e dhënies së çmimit: "Kumtesa më e mirë" për çdo konferencë shkencore. Fituesit do të nderohen me një pllakatë dhe me çmimin përkatës.
- Në qoftë se dëshironi të ndihmoni në organizimin e konferencave /simpoziumeve dhe nëse kërkoni informacion shtesë rreth Takimit, na shkruani në adresën: tv2010@alb-shkenca.org
Formati i punimëve:
Punimet e dërguara duhet të jenë të formatuara sipas shabllonit të përgaditur enkas për këtë Takim: Formulari 1.
Dërgimi online i punimëve:
Punimet i dërgoni online duke plotësuar formularin në këtë adresë: Formulari online.
Udhëzime për përgaditjen e abstrakteve:
Të interesuarit mund të lexojnë disa udhëzime për përgaditjen e abstraketeve : Udhëzime.